Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Song of Solomon 6

:
Albanian - AL1
1 Ku shkoi i shtrenjti yt, o e bukura ndër gra? Nga ktheu i shtrenjti yt, me ty ne ta kërkojmë?
2 Zbriti i shtrenjti im kah kopshti i vet, kah lehet e erëzave, kah kullotat e kopshteve, lilakë për këputur.
3 shtrenjtit tim i përkas unë e mua m'përket i shtrenjti im, ai ndër lilakë kullot.
4 E bukur je, o mikja ime, porsi Tirca, e hijshme si Jerusalemi, madhështore si flamujt e shpalosur.
5 Hiqi sytë e tu prej meje, se m'i morën mendtë, flokët e tu si tufa e dhive, tatëpjetë Gileadit.
6 Dhëmbët e tu si grigjë shqerrash gjitha dalë nga larja mbarsur me binjakë, se asnjëra s'mbet pa pjellë.
7 Porsi thelë shege janë mollëzat e tua përtej vellos sate.
8 Gjashtëdhjetë janë mbretëresha, tetëdhjetë shemra e panumërta vashat.
9 E pashoqe është ajo, pëllumbesha ime, e përkryera ime, e vetme ajo për nënën e vet, dëlirë e lindi. E shohin vashëzat dhe e quajnë lume. Mbretëreshat e shemrat lavde asaj i thurin.
10 «Kush është kjo, del si agu, e bukur si hëna e plotë, e çiltër porsi dielli, madhështore si flamujt e shpalosur?».
11 Zbrita kopshtin e arrave shihja vaun e bleruar kish buluar hardhia e shegët kishin çelur.
12 S'di se si m'u ënd rrija qerren e popullit tim fisnik.